Shoqëria "Air" sh.p.k

Shoqëria “Air” sh.p.k, regjistruar në QKB më datë 12/05/2015 me NIPT: L51712008C, është e pajisur nga QKL, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me Liçensat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit konform legjislacionit në fuqi:

II.8.A        LN-7371-05-2019, datë 27.05.2019

II.8.B LN-9630-05-2019, datë 15.05.2015

“Air” sh.p.k është e specializuar në realizimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit (DDD) të ambjenteve publike dhe private, të jashtme dhe të brendshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shoqëria ka si veprimtari primare kontrollin dhe mbrojtjen e mjediseve të brendshëm dhe të jashtëm, nga të gjithë llojet e viruseve (përfshirë COVID-19), parazitëve dhe bakterëve, duke përdorur produkte mjaft efektive, profesionale, sipas standarteve europiane, duke permendur ketu produkte te kompanisë Bayer, Zapi, Phagogene, Diversey dhe Tana dezinfektante, të njohura si produktet më inovative dhe me një cilësi maksimale me një gamë të gjerë veprimi në këtë fushë të cilat mbrojnë mjedisin si dhe nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, mjedisin e jashtëm, atë të gjelbër po ashtu edhe mjedisin e brendshëm.
Këto produkte janë të pajisura me çertifikata sigurie të standarteve më të larta të lejuara nga Bashkimi Europian ISO 9001, ISO 14001, ISO 22001, OHSAS 18001.
Si partnerë të Bayer në perputhje me rregulloren e tyre dhe në perputhje me direktivat e Shtetit Shqiptar për ruajtjen e higjenës, Air Company realizon shërbimin DDD, duke respektuar metodat dhe standartet Europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.
Shoqëria jonë operon me njësitë e shitjeve të saj momentalisht në Tiranë dhe në Lushnje duke ofruar sherbimin D.D.D. profesional si dhe duke bërë të mundur shpërndarjen dhe distribucionin e produkteve D.D.D në të gjithë Shqipërinë.
Shoqëria “Air” sh.p.k operon në grupe pune profesionistësh me eksperience shumë vjeçare si dhe të trajnuar përgjatë çdo viti kalendarik nga shoqëria Bayer duke bëre kështu azhornimin e tyre me produktet dhe mjetet më bashkëkohore të nevojshme për shërbimin e Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit (DDD),
Vizioni i kompanisë sonë është ofrimi i një shërbimi nëpërmjet produkteve profesionale dhe arritja e rezultateve të sigurta në realizimin e shërbimit me objektiva të qartë për të qënë kompania lider ne treg dhe këtë do e arrijme duke iu përgjigjur me përpikmëri cdo kërkese nga klientët tanë, si dhe duke i kushtuar vëmendje maksimale sugjerimeve apo ankesave specifike.