Rreth Nesh

PREZANTIMI I KOMPANISE

Kompania Air e pajisur më liçense Nr. 9630 me date 05/2015 , lëshuar nga QKL, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është e specializuar në realizimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit të ambjenteve publikë dhe privat në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kompania është e fokusuar në kontrollin dhe mbrojtjen e mjediseve të brendshëm dhe të jashtëm, nga të gjitha llojet e parazitëve dhe bakterëve, duke përdorur produktet profesionale Gjermanë të kompanisë Bayer, të njohura si produktet më inovativë dhe me një cilësi mjaft të lartë që kanë një gamë të gjërë veprimi në këtë fushë. Këto produkte janë të pajisura me çertifikata sigurie të standarteve më të larta të lejuara nga Bashkimi Europian ISO 9001, ISO 14001, ISO 22001, OHSAS 18001.
Si partnerë të Bayer në perputhje me rregulloren e tyre dhe në perputhje me direktivat e Shtetit Shqiptar për ruajtjen e higjenës, Air Company realizon shërbimin DDD, duke respektuar metodat dhe standartet Europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.
Kompania Air operon me dyqanet e saj jo vetëm ne Tiranë, por edhe ne Lushnje, Fier, Vlorë, Elbasan si dhe ne Kukës, duke ofruar sherbimin D.D.D. profesional si dhe duke ofruar produktet D.D.D.
Air Company disponon grupe profesionistësh me eksperience shumë vjeçare si dhe të trajnuar për çdo vit kalendarik nga kompania Bayer duke bere keshtu azhornimin e tyre me produktet dhe mjetet më bashkohore të nevojshme për shërbimin e Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit(DDD),.
Vizioni i kompanisë tonë është ofrimi i një shërbimi të produkteve profesionale dhe arritja e rezultateve të sigurta ne realizimin e shërbimit me objektiva të qartë të bëhemi kompania lider ne treg dhe këtë do e arrijme duke u sherbyer me standarte të larta dhe duke u pergjigjur per çdo ankesë tuajën.

 

GARANCI SHERBIMI

Air sh.p.k mban garanci për realizimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit.
Kompania “Air sh.p.k” merr përsipër diagnostifikimin e problemeve dhe i jep zgjidhje duke garantuar një shkallë të lartë higjene, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insektëve dhe parazitëve në të gjithë ambjentet, në bazë të përdorimit të mënyrave ekologjikë dhe sanitare të përparuara të higjenës, sipas direktivave të shtetit Shqiptar sipas standarteve Europianë të HACCP-së dhe OBSH-së.
Shërbimi DDD(desinfektim, dezinsektim, deratizim), do të kryhet në kohën e paracaktuar nga përfituesi i shërbimit duke pasur dhe marrë në konsideratë këto veçori:
• Shërbimi do të realizohet duke mos sjellë asnjë lloj avarie, rreziku apo prishje të ambjenteve duke respektuar cdo rregull të brëndshëm.
• Grupi i shërbimit është i trajnuar për kryerjen e detyrave në mënyrë sa më të sigurtë me një eksperiencë shumë vjecare duke respektuar dhe përmbushur të gjitha standartet e kërkuara nga ISHP dhe Inspektoriati i Higjenës.
• Monitorimi i situatës gjatë kohës dhe brenda afatit të kontratës.
• Pajisja me grafikun e ofrimit të shërbimit brenda afatit të kontratës.
• Pajisja me çertifikatën e shërbimit.
• Pajisja me kuti monitoruese për brejtësit.
• Produktet janë të shoqëruara më çertifikata sigurie.
• Palët kontraktuese do të pajisen me proçes-verbalin përkatës në përfundim të çdo shërbimi.
Kompania “Air shpk” ju garanton produkte profesionale dhe rezultate te sigurta!

 

 

SHPJEGIME TEKNIKE MBI PROGRAMIN
Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim


Subjekti: Shpjegime teknike të realizmit të shërbimit DDD nga kompania AIR


Programi i dezinfektimit
Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse të dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi do të kryhet me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive (Imidacloprid, Deltametrine,) i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore secila, si dhe me spërkatje me pompë me insekticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik.

Programi i dezinsektimit
Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë, do të aplikohet seti elektromat i pajisur me rimbushësin elektrik të lëngshëm apo tabletë, me dritë UV dhe të shoqëruara me letër ngjtëse ndërsa për luftimin e tyre kur infestimi është i rëndë do të përdoret spërkatja me pompë me insecticide cilësore dhe profesionale të kompanisë inovative Bayer. Ndërhyrja do të kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së dhe OBSH-së.

Programi i deratizimit
Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse (rodenticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik). Produktet që do të përdoren dhe shërbimi i instalimit të pajisjeve do të faturohen. Pas mbikqyrjes së ambjentit, do të përcaktohen vendet e instalimit të pajisjeve rodenticide në ambjentin e jashtëm apo edhe të brendshëm.

Are you looking for the best website template for your web project? Look no further as you are already in the right place! In our website templates section you will find tons of beautiful designs - for any kind of business and of any style. You are in a unique place - join us today BIGtheme NET